Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarja e BE-së ia kujton krerëve të shtetit kushtin për liberalizim të vizave

Mesazhe të qarta ka dhënë në Prishtinë sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.

Përveç demarkacionit dhe luftës kundër korrupsionit, ajo tha se duhet të forcohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, që i hapin dyert për investime dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarja e BE-së ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bëhet më shumë për luftimin e korrupsionit dhe zbatimin e MSA-së, raporton KTV.

Schmid kërkoi zbatimin e MSA-së dhe agjendës së reformave evropiane, jo për t’ia bërë qejfin BE-së por sepse janë kruciale për Kosovën.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se është shtuar dinamika e marrëdhënieve Kosovë-BE për t’u përmbushur detyrat që dalin në këtë rrugëtim.

Gjatë vizitës në Kosovë, Schmid është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe udhëheqësit e partive opozitare, Vetëvendosjes dhe LDK-së.