Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hungari, ku të premten do të marrë pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor e cila do të mbahet në Budapest.
“Gjatë kësaj Konference, kreu i Kuvendit të Kosovës do të flasë për integrimet evropiane dhe sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Budapest, Veseli, do të pritet në takim bilateral edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér”, njofton zyra e Kryeparlamentarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Konferencën e tetë të kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë krerët e Kuvendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnia, Serbia, ndërsa nikoqir i kësaj konference është kreu i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë.