Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Minxhozi i thotë Lekajt të kërkojë të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, priti ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, me të cilin biseduan për çështje që u përkasin dhe janë në interes të dy vendeve.

Gjatë bisedës, ambasadori Minxhozi kërkoi nga ministri Lekaj, që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën, aq më parë kur dihet se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë bisedës u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera.

Ministri Lekaj tha se jemi të fokusuar që në raportet tona të ndërsjella të mos ekzistojë asnjë pengesë dhe se pala kosovare do t’i marrë mbi vete të gjitha obligimet që i takojnë.​