Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi pret reagim të BE-së për angazhimin e të dënuarit për krime në Kosovë në Akademinë serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pret një reagim të Bashkimit Europian ndaj angazhimit të të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Vlladimir Llazareviqit në Akademinë ushtarake të Serbisë.

Sipas një shkrimi të mëhershëm të “Novostit”, përveç gjeneral Llazareviqit, të dënuar të Hagës për krime lufte në Kosovë, në këtë akademi do të ligjërojnë edhe gjenerali në pension dhe anëtar i Partisë Radikale, Bozhidar Deliq, si dhe shefi aktual i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq, po ashtu i apostrofuar për krime në Kosovë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi e ka quajtur të shëmtuar se si një i dënuar për krime lufte të ligjërojë në akademinë ushtarake të Serbisë. Sipas tij, Llazareviq do të ligjërojë për metodat moderne të cilat i përdori për spastrim etnik në Kosovë.

“Nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE-ne dhe shtetet anëtare të saj. Nuk e paragjykoj reagimin e BE-së dhe me vëmendje dhe durim do ta pres një të tillë. Por nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do ligjëroj në akademinë ushtarake të Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë. Ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në”, ka shtuar presidenti i Kosovës.

“Pra, ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”.