Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe është premtuar se Turqia do të rrisë investimet në Kosovë.
“Mora zotime për mbështetje edhe më e fortë për Kosovën në ekonomi, lobim për njohje dhe integrim ndërkombëtar. Turqia, është shtet partner dhe vend mik i Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo përfundova një takim tjetër shumë të këndshëm dhe vëllazëror edhe me Kryetarin e Kuvendit z. Ismail Kahraman. Po presin aktivitetet e tjera, që synojnë rritjen e investimeve turke në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar ai.