Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditore, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.
Hoxhaj dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë diskutuar për një sërë çështjesh, veçmas procesin e lobimit për më shumë njohje për Kosovën në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pata një takim shumë të mirë me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane të cilin e njoftova për progresin e brendshëm në konsolidimin e shtetësisë, njohjet ndërkombëtare dhe ndihmën që mund ta ofrojë Liga e Botës Myslimane për ta njohur Kosovën nga të gjitha shtetet e OBI-të” ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për një koordinim më të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm të të rinjve.
Sekretari i Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa po qëndron për një vizitë disa ditore në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.