Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Herrera nuk ka probleme me Mourinhon

Ander Herrera ka insistuar se ka një marrëdhënie të mirë me menaxherin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Mourinho kritikoi Herreran për komentet e tij pas humbjes 2 me 1 nga Huddersfield Town në Premier Ligë dhe është raportuar se dyshja ka prishur marrëdhëniet në fillim të këtij sezoni, por këto i ka mohuar lojtari spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi marrëdhënie fantastike, por kam thënë se ishim të dobët në 30 minutat e parë të takimit”, ka thënë Herrera.

“Kjo është ajo që ndodhi. Pas kësaj kishim pozicionim të mirë dhe ishim afër barazimit, i cili nuk është i lehtë kur luan dobët në 30 minutat e parë. Por tani duam të harrojmë atë që ka ndodhur të shtunën”, ka shtuar ai.

“Duhet të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme ndaj Tottenhamit dhe të tentojmë fitoren. Pas humbjes nga Huddersfield kishim nevojë për ndjenja të mira sepse kur humbni ndeshje ju dëshironi që të luani sa më mirë që të jetë e mundur”.