Mitrovica do të ketë një grua për kryetarë nëse i beson votën në zgjedhjet e 19 nëntorit.
Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së, është njëra ndër 8 gratë që u kandiduan në këto zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rubikon të KTV-së, ajo akuzoi ish-kryetarin, Agim Bahtiri se e kishte përmendur disa herë në studio televizive që Mitrovicës nuk i duhet një grua kryetare por një burrë.
“Keni thënë një femër, një grua nuk i duhet Mitrovicës. E di që e keni thënë, e keni thënë publikisht, e keni thënë edhe në televizion. Kjo kukulla siç ju ka fituar në raundin e parë... Mund të bërtitni lirisht, nuk më trembni mua”, ka thënë ajo.
Bahtiri i është drejtuar Idrizit si “kukull” duke i thënë se ajo nuk do të mund të bëjë asgjë dhe do të drejtohet nga të tjerët.
Ndonëse, kishte vërejtje edhe nga Avokati i Popullit për barazi gjinore, gjendja pati përmirësime të mëdha.
Nga 204 kandidatë sa janë gjithsej duke kandiduar për udhëheqjen e 38 komunave të Kosovës, vetëm 8 prej tyre janë gra.