Këshilli Atlantik i Veriut në format të KFOR-it do të vizitojë KFOR-in të premten.
Gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shkëlqesia e Saj, Rose Gottemoeller, do të takojë komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovani Fungo dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Vizita parasheh praninë e Këshillit Atlantik të të Veriut dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo kontribuuese të NATO-s, KFOR-it.
Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.