Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK: Milaim Zeka nga foltorja e Kuvendit kërkon linç për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ja lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbënë keqpërdorim flagrant të institucionit të kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti.

Insitucioni i Kuvendit gjithsecilit deputet do të duhej t'i shërbente për diskutimin e temave përmbajtësore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK kërkon nga Nisma për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t'i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

AGK, po ashtu dënon mosndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi.

AGK kërkon nga kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imuntetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend.

Deputeti Milaim Zeka, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal dhe shmangie tatimi e mashtrimit me viza, sot nga foltorja e Kuvendit sulmoi gazetarët.

Deputeti i Nismës i cili po akuzohet nga prokuroria Sepciale për mashtrim me viza në seancën e Kuvendit ka fajësuar dy njerëz që e kanë hequr imunitetin e deputetëve.

Duke iu referuar një emisioni televiziv ai ka thënë se babai i udhëheqësit të emisionit ka qenë gjyqtar në kohën e komunizmit, i cili ka dënuar shumë shqiptarë, transmeton KosovaPress.

“Unë e kuptoj çdo ditë e më shumë se ne jetojmë në një shtet policor, ku një polic i thjeshtë mund të arrestojë pa asnjë argument çdo deputet të parlamnetit të Kosovës, edhe ta fyej dhe ta poshtëroj atë. Për mua si deputet është tepër shqetësuese fenomeni dhe standardi i akuzave që është futur qoftë nëpër institucionet e shtetit qoftë në parlament, duke akuzuar njëri tjetrin me termin si kriminel, vrasës. Por akoma më shqetësues është fakti kur këto akuza bëhen publikisht nëpër studio televizive tona. Më ka rastisë këto ditë të shoh në studion e një televizioni nacional, I cili para një kohe bënte thirrje publike për luftë qytetare, ku disa analistë deh gazetarë ishin ulur në studion e një njeriut dhe akuzonin deputetët siç është rasti i Berishës se gjoja kanë dashur me vra gazetarë… Për Flamur Kelmendin e kam fjalën”, tha Zeka.

Milaim Zeka ishte arrestuar për mashtrim me viza ndërkaq gjykata ndaj tij ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndërkaq i lejohet pjesëmarrja në seanca.