Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të mërkurën ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Krerët e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë, e uruan kryetarin e Supremes për zgjedhjen në krye të gjykatës, duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit dhe ndarje të përvojave mes dy palëve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anën tjetër, Peci i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në gjyqësorin e Kosovës dhe me sfidat, nëpër të cilat po kalon ky sistem.
Delegacionit shqiptar iu prezantuan edhe zyrat e gjyqtarëve dhe salla e gjykimit në Gjykatë Supreme, në Pallatin e Drejtësisë.
Në pritje të delegacionit nga Shqipëria ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.