Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke iu përgjigjur disa dyshimeve të deputetëve për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, tha se dekretimi i tyre është bërë në pajtim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në pajtim të plotë me ligjet në fuqi.
Tahiri tha se dekretimi paraqet aktin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi ndërkaq shtoi se në këtë proces kanë dhënë kontribut ambasada e SHBA-së, EULEX-i, etj, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri tha se me dekretimin e djeshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shtrirë funksionalizimi i gjykatave në veri.