Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia planifikon votime edhe në Kosovë për presidentin serb

Më 2 prill të këtij viti serbët do të dalin në votime për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Tomislav Nikoliq.

Këto zgjedhje janë paralajmëruar se do të mbahen edhe në Kosovë, sikur që janë mbajtur deri tash me vendvotime në qendrat e banuara me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoriteti i zgjedhjeve në Serbi, që quhet Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, në sqarimin se ku do të ketë vendvotime parasheh edhe territorin e Kosovës.

Për caktimin e vendvotimeve në Kosovë, propozimi ka shkuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, teksa kushti është që vendbanimi të ketë të paktën 100 votues të regjistruar.

Në total thuhet nga ky komision se janë 8.224 vendvotime në qytete e komuna dhe 29 brenda burgjeve dhe qendrave të mbajtjes, kurse në gjithë botën janë 50 vendvotime.

Zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë më parë e ka lehtësuar dhe menaxhuar misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.