Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UPZ-ja e rektori Vataj gjobiten për shkelje të legjislacionit të punës

Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren dhe rektori i tij, Ramë Vataj, janë gjobitur për shkeljet e dispozitave të Ligjit të punës dhe të Ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Inspektorati i Punës (IP) ndaj Universitetit ka shqiptuar gjobën në shumën prej 5 mijë e 300 eurove, derisa rektori Vataj është gjobitur me shumën prej 2 mijë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjobat në fjalë janë konfirmuar edhe nga organi i shkallës së dytë të IP-së, që me anë të një vendimi ka refuzuar si të pabazë ankesën e UPZ-së dhe të rektorit Vataj dhe njëherësh ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë të IP-së.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të UPZ-së, vendimet e organeve të IP-së i kanë vlerësuar si tendencioze, pasi konsiderojnë se gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të duhur dhe po ashtu kanë shfaqur besimin se gjykata kompetente do të vendosë në favor të Universitetit dhe të rektorit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.