Tre personave të arrestuar të dielën në vendkalimin kufitar Jarinje, të dyshimtë për posedim të mjeteve shpërthyese në autobusin që nga Serbia transportonte votues për zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë, u është shqiptuar masa e sigurisë- 30 ditë burgim, transmeton Koha.net.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur radiokim duke u bazuar në një kumtesë të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë Serbisë pa treguar se cila Gjykatë në Kosovës e ka marrë këtë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoarrestuar më 22 tetor janë Sasha Arangjeloviq, Dejan Urosheviq dhe Goran Savkoviqi të cilët në kumtesë paraqiten si shofer autobusi dhe udhëheqës të udhëtimit.
Duke reaguar ndaj kësaj mase paraburgimi, Zyra që e udhëheq Marko Gjuriq, në kumtesën e vet ka thënë se kjo është “një dhunë juridike” ndaj të arrestuarve, ndërsa për mjetet e gjetura shpërthyese ka shtuar se “të gjithë e kanë të qartë që në shikim të parë se bëhet fjalë për inskenim të mjeteve shpërthyese, përkatësisht diversion që për qëllim ka pasur pengimin e ardhjes së të shpërngulurve në vendet zgjedhore në Kosovë”.