Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritika Bordit për raportimin jo të drejtë financiar të RTK-së

1.7 milion euro do t’i marrë Radio Televizioni i Kosovës sapo të aprovohet rishikimi i buxhetit të Kosovës, raporton KTV.

Anëtarët e Bordit të RTK-së, u kritikuan në komisionin për Buxhet dhe Financa të martën për mënyrën e raportimit financiar jo të drejtë të RTK-së.Abdixhiku ka kërkuar që herën tjetër kur të vijnë në komision anëtarët e RTK-së të sjellin numrin e saktë të të punësuarve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Safete Hadërgjonaj, anëtare e Komisionit nga PDK-ja, ka thënë se është mirë që RTK-ja të mos shihet si institucion i pozitës apo opozitës.Kjo deklaratë e ka nxitur anëtarin e Komisionit Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje, të thotë se RTK-ja është e një grupi kriminal dhe shumë pak e qytetarëve dhe Kosovës.

Pas debatit, kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, tregoi për numrin e të punësuarve në RTK. Grup hetimor parlamentar për RTK-në ka kërkuar deputeti dhe anëtari i Komisionit nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.Ai ka përmendur kohën kur edhe një herë është formuar grupi hetimor për RTK-në dhe në atë kohë, sipas tij, në RTK kanë qenë të punësuar 900 punëtorë.