Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KITU kërkon raportim për shkarkim të Bordit të AKA-s

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) është duke vëzhguar me kujdes vendimet e fundit të Qeverisë të Kosovës lidhur me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), njofton kumtesa e këtij koalicion të OJQ-ve, transmeton Koha.net.

Në kumtesë theksohet se nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme për shkarkimin en bloc të të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA-së, gjë që ka shkaktuar dilema për kapacitetin e Agjencisë për të vepruar jashtë ndikimit të politikës ditore, si në vend ashtu edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të vetëdijshëm për rolin e AKA-së në arsimin e lartë në vend, vlerësojmë se është e rëndësishme të kemi një proces të ligjshëm dhe transparent të përzgjedhjes të anëtarëve të rinj të bordit të këtij institucioni.

Për këtë arsye, siç thotë kumtesa, ne, organizatat anëtare të këtij Koalicioni, kërkojnë që të plotësohet obligimi ligjor për raportim në Kuvend në lidhje me shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA, në përputhje me nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Në fund të kumtesës, KITU kërkon të bëhet ratifikimi në Kuvend i anëtareve të rinj të emëruar nga ministri i Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) përbëhet nga këto OJQ:

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Sbunker

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)

Demokracia për Zhvillim (D4D)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

OJQ Admovere

Qendra ENCOMPASS

Instituti EdGuard

Organizata Çohu

Qendra për Kurajo Politike (CPC)