Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Strasburg, është takuar me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos të cilin e ka njoftuar për progresin e shënuar në fushën e sundimit të ligjit dhe punën që po bëjnë institucionet e Kosovës, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Ajo e ka njoftuar komisionarin edhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, reformat gjithëpërfshirëse si dhe përkushtimin për dinamizimin e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën integruese evropiane. Ministrja ka kërkuar përkrahje nga Komisionari për këto procese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Hoxha ripërsëriti edhe në Bruksel se Kosova do të duhet të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së, me prioritet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.