Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapen rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës e Carralevës që u mbuluan nga bora e sotme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kompanitë mirëmbajtëse të rrugëve që të intervenohet nëpër rrugët e vendit ku sot ka pasur të reshura bore.

“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vëzhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat”, theksohet në komunikatë.

Image

MI ka ftuar të gjitha autoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me ta.