Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, u prit nga ministri i Brendshëm i Republikës së Italisë, Marco Minniti.
Në këtë takim, theks i veçantë iu vu bashkëpunimit në mes të dy shteteve, e në veçanti në fushën e sigurisë, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSefaj falënderoi homologun e tij italian për ndihmën dhe përkrahjen të cilën shteti italian i ka dhënë Republikës së Kosovës.
Ndërsa, ministri Minniti theksoi se bashkëpunimi në mes të dy shteteve do të thellohet edhe më tej dhe se në të ardhmen e afërt do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç‘rast do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale për bashkëpunim policor në mes të këtyre dy shteteve.