Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tirana, qyteti “cool” i Europës

Tirana edhe një herë ka zënë faqet kryesore të mediave më të njohura ndërkombëtare. Pas prestigjiozeve “Vogue”, “Hollywood World Magazine”, “Vanity Fair”, “Gioia” apo “Gambero Rosso” edhe spanjollja “Condè Nast Traveler”, i ka kushtuar kryeqytetit shqiptar një artikull të veçantë.

Ajo e quan Tiranën si një ndër qytetet më “cool” të Europës, sipas autores së shkrimit, Patricia Rey Mallen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për titullin “qyteti më “cool” i Europës” ka shumë pretendentë seriozë. Barcelona, Brukseli, Birminghami. Por, të gjitha këto duhet t’ia lënë vendin një tjetër kryeqyteti në listë, Tiranës”, e nis shkrimin e saj Mallen.

E në fakt ajo që i ka bërë përshtypje gazetares spanjolle duke e quajtur Tiranën dhe një qytet “cool” është ish Blloku.

“Gjithçka rrotullohet rreth sheshit “Skënderbej”. Faktori “cool” i Tiranës fokusohet tek lagjja e Bllokut, shumë pranë qendrës së qytetit dhe sheshit “Skënderbej”, ku gjendet TOB-i dhe Galeria Kombëtare. Kjo zonë ishte e rezervuar për elitën politike të Shqipërisë përgjatë dekadave dhe hyrja në të ishte e ndaluar për pjesën tjetër të njerëzve. Kur ra diktatura, në 1991, Blloku u shfaq për herë të parë para shqiptarëve dhe duke e parë tani, mund të imagjinojmë reagimin e njerëzve. Me një ndërthurje rrugësh të gjera, vilash dhe hapësirash të gjelbra, Blloku nuk mund t’i largohej shumë stilit arkitektonik tradicional komunist. Me baret, restorantet dhe dyqanet të cilat do të zbehnin edhe 5th Avenue në Nju Jork, Blloku do të të bëjë të pyesësh sërish veten për çdo ide apo përshtypje që mund të kesh krijuar mbi Tiranën. Dhe duke qenë se përmendëm baret… bëhu gati, sepse Tirana ka bare me shumicë. Ballkani në përgjithësi është një rajon i cili preferon shumë daljet nëpër kafe përgjatë ditës dhe Shqipëria nuk ngelet pas”, shkruan gazetarja spanjolle.