Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për rezultatin e arritur në zgjedhjet e djeshme lokale, e cila, sipas rezultateve të deritashme, ka dalë partia më e votuar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë janë një sukses që duhet ta frymëzojë Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje, për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës, ishin një sukses i vërtet i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj. Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues të zgjedhjeve, por dhe të gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
“Gjithashtu dua të theksoj se zgjedhjet në Kosovë duhet të frymëzojnë si një model i standardeve ndërkombëtare edhe forcat politike në Shqipëri në tërësi dhe dhunuesit kongenital të zgjedhjeve dhe votës së lirë; Edvin Kristaq Ramën dhe partinë e tij kanabiste. Dhe njëherë urime Kosovës”, ka përfunduar ai.