Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj thotë se nuk do të tolerohet më errësira nëpër magjistrale

Në orët e mbrëmjes, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë dhe me disa zyrtarë të tjerë të ministrisë, vizitoi një pjesë të autostradës Prishtinë-Shkup dhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, për t’u njohur më mirë për gjendjen e sinjalistikës, asaj vertikale dhe horizontale dhe të ndriçimit, për të cilat sipas Ministrisë deri tash ka pasur mjaft ankesa.

“Ajo që e kam vërejtur është pasojë e mosangazhimit të tërë Ministrisë, i faktorit njeri dhe për këtë arsye sot i kemi rrugët në errësirë, thuaja se pa sinjalistikë të duhur dhe pa ndriçim dhe kjo nuk do të tolerohet më. Që nesër do të japim urdhër që kjo gjendje të përmirësohet, të krijohen dhe të respektohen standardet edhe në sinjalistikën vertikale, por edhe në atë horizontale”, ka thënë Lekaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo që është më e domosdoshme sipas Lekajt është ndriçimi gjatë natës.

“Sepse ju e dini që kemi pasur edhe aksidente me fatalitet dhe njëri nga shkaktarët është edhe mosfunksionimi i ndriçimit dhe mosekzistimi i sinjalistikës. Në këtë drejtim ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe u lutem të gjithë bashkëpunëtorëve që të jenë korrektë dhe në afatin më të shkurtër të përmirësojmë këtë gjendje në rrugët tona, që pothuajse janë për keqardhje”, ka thënë Lekaj.