Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur fitues të Komunës së Ranillugut, ish-kryetarin e saj, Gradimi Mikiq i cili ka vdekur në një aksident trafiku në shtatorin e këtij viti.
Në ueb faqen e KQZ-së, thuhej se 77.62 për qind të votave i kishte fituar Mikiq, në vend se të shkruhej emri i Vladica Aritonoviq, i cili hyri në garë për Ranillugun pas vdekjes së Mikiqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror Zgjedhorë ka arsyetuar këtë gjë me një gabim teknik.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në fletëvotime dhe në të gjithë materialin zgjedhor është ndërruar me kohë emri i Aritonoviqit me atë të Mikiqit, por që gabimisht kanë lënë emrin e kryetarit tashmë të vdekur në grafikonet ku prezantohej rezultati zgjedhor.