Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ende s’janë miratuar aktet nënligjore për mbrojtjen juridike e financiare të të akuzuarve nga Specialja

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pret nga Ministria e Drejtësisë që t’i miratojë aktet nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të akuzuar në Gjykatën Speciale.

Por, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka finalizuar një procedurë të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje shprehet kundër jo vetëm ndaj akteve nënligjore të parapara që të hartohen nga Ministria e Drejtësisë, por edhe ndaj këtij procesi në përgjithësi.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, thotë se ashtu si ky koalicion qeverisës e ka votuar këtë gjykatë, duhet t’u sigurojë edhe mbështetje financiare të akuzuarve potencialë.

Një kërkesë e tillë ka ardhur pas rastit të arrestimit në Francë të Ramush Haradinajt nga një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it në vitin 2004 dhe shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës.