Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grafitet kundër serbëve në Gjilan shqetësojnë Kishën Ortodokse Serbe

Një grafiti ku shkruhet “Mbytni të gjithë serbët” ka shqetësuar institucionet fetare në Gjilan, gjegjësisht Kishën Ortodokse Serbe në këtë qytet, vendi ku edhe është paraqitur ky grafiti.

Grafiti është parë mëngjesin e djeshëm, shoqëruar edhe me akronimin UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sava Janjic nga Manastiri i Deçanit ka shkruar se nga 8000 serbë sa jetonin në Gjilan para luftës, tash janë rreth 20 të tillë. Ai ka shkruar në Facebook se kjo tregon se serbët në Kosovë janë të rrezikuar dhe krahas tyre ka urrejtje etnike, shkruan KultPlus.

“Raste të tilla ka pasur edhe më parë por asnjëherë nuk janë investiguar dhe asnjëherë nuk janë sjellë para drejtësisë. Politikanët kosovarë ende flasin për një ekzistencë në një shoqëri multi-etnike, kur serbët në Kosovë presin edhe një ditë në rrezik për jetë” ka shkruar Sava Janjic derisa ka postuar edhe fotografi dhe video të këtij grafiti.

Ai ka thënë se politikanët aktualë në Kosovë po e çojnë atë drejt kaosit, parregullsive, korrupsionit dhe urrejtjes në baza etnike. Fajin ua ka lënë edhe ndërkombëtarëve të cilët në vitin 1999 rrëzuan një sistem autokratik por dështuan të ndalin shqiptarët e Kosovës dhe klanet kriminale të vazhdojnë me pastrimin etnik të serbëve nga Kosova.