Operatorët ilegalë janë bërë problem serioz, të cilët në mënyrë të paligjshme po i degradojnë lumenjtë e vendit.
Shumë prej tyre vazhdojnë të eksploatojnë rërë dhe zhavorr, pa pasur fare licencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, ata vazhdojnë të shfrytëzojnë kohën e pasdites dhe vikendeve, kur inspektorët nuk dalin në terren.
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, thotë se vetëm në dy vitet e kaluara, janë iniciuar mbi 70 lëndë në Gjykata.
Sipas tij, vetëm dhjetë prej tyre u janë shqiptuar dënime dhe atë, siç thotë ai, në shuma shumë të vogla parash.
Në vitin 2011, qeveria kishte marrë vendim që të ndalohej e gjithë veprimtaria e eksploatimit të rërës në lumenj për periudhën trevjeçare.