Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik ka kaluar në qeveri para dy javësh, por mundësia e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës shihet me skepticizëm, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, meqë viteve të kaluara, edhe pse është diskutuar e amendamentuar në Kuvend, në momentet e fundit është tërhequr dy herë nga seanca plenare. Herën e parë ishte tërhequr në maj të vitit 2015, nga ish-qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, nën trysninë e Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës pati hartuar një projektligj të ri për konfliktin e interesit, të cilin në dhjetor të vitit 2016 e pati proceduar në Kuvend. Derisa ai ka qenë në procedurë në Kuvend, për shkak të rrëzimit të Qeverisë dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Projektligji është kthyer në Qeveri për t’u riproceduar në fillim të këtij muaji...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.