Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet, ku diskutuan për thellimin e ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.
Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Jean Lebet për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Komunave në hartimin e buxheteve komunale dhe në transparencën financiare, mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e ujërave si dhe sektorin shëndetësor nga shteti Zviceran, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Bedri Hamza gjithashtu e informoi ambasadorin Lebet për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën për sundimin e rendit dhe ligjit, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.
Ndërsa, ambasadori zviceran Jean Lebet e falënderoi ministrin Hamza dhe e uroi për postin e Ministrit, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.