Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Donacionet në vitin 2016 janë 174 milionë Euro

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja Dhurata Hoxha prezantoi raportin vjetor të donatorëve, që për vitin 2016, kap shumën e përgjithshme të asistencës prej 174 milion Euro, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Të dhënat tregojnë se sektori që ka pranuar më shumë ndihmë në aspektin e fondeve të disbursuara është: Qeverisja dhe Shoqëria Civile me mbi 57 milion Euro ose 30%, e të gjithë asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë në vitin 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sektorët tjerë që kanë pranuar asistencë të konsiderueshme përfshijnë Ujin dhe Kanalizimin me 24 milion Euro, Arsimi me 17.6 milion Euro, Infrastruktura dhe shërbimet tjera Sociale me 10 milion Euro dhe Biznes dhe Shërbime të tjera me 9.5 milion Euro.

Donatori më i madh vazhdon të jetë Bashkimi Evropian, i cili raportohet të ketë kontribuar rreth 61 milion Euro gjatë periudhës raportuese. Donatori i dytë më i madh është Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka disbursuar 33.6 milion euro, pasuar nga Gjermania me rreth 19 milion euro gjatë vitit të njëjtë.

Po ashtu, përkrahja finanicare është bërë edhe në komuna, fondet e përgjithshme të alokuara për 38 komunat e Kosovës ka arritur shumën 52.7 milion Euro.