Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i ATK-së qëndroi në Ferizaj, kërkon shërbime më cilësore për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Kështu ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, gjatë një vizite që i bëri Zyrës rajonale të ATK-së në Ferizaj, thuhet në një njoftim për media të ATK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai me këtë rast kërkoi angazhim të vazhdueshëm, me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit dhe përmbushjes së objektivave të parapara për këtë vit.

Ndër të tjera, ai porositi zyrtarët e ATK-së, se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme që kontribuojnë në ndërtimin e shtetit dhe ngritjen e standardeve jetësore të popullit të Kosovës.

Këto vizita nëpër zyrat regjionale të ATK-së po bëhen me qëllim të analizimit të punës dhe mundësisë së ngritjes së efikasitetit të kontrollit/ rimbursimeve tatimore, thuhet në njoftimin për media të ATK-së.