Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell njihet me aktivitetet audituese 2017/2018

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim, Ruari O’Connellin, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Auditori i Përgjithshëm, ka informuar ambasadorin O’Connell me objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe aktivitetet audituese për sezonin 2017/2018. Me këtë rast z. Osmani theksoi marrëdhëniet shumë të mira që Zyra Kombëtare e Auditmit të Kosovës ka me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Britanisë së Madhe dhe shprehi interesimin e tij që bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve të intensifikohet edhe më shumë përmes projekteve të veçanta për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në auditim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit nga të dyja palët u theksua rëndësia e auditimit të jashtëm, në veçanti ndikimi që ka në përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.