Pas akuzave të Marko Gjuriqit, nënkryetarit të Këshillit Kryesor të SNS-së, se Vuk Jeremiq nuk është kandidat për president të Serbisë por kandidat për copëtimin e Serbisë, ka reaguar shtabi zgjedhor i Vuk Jeremiqit, raporton “Danas”, transmeton Koha.net.
“Edhe një pulen i Vuçiqit, ish anëtar i Lëvizjes “Otpor” (Rezistenca), Marko Gjuriq, ndonëse tash pesë vjet bën politikë të dëmshme për Serbinë rreth Kosovës e Metohisë, fajëson Vuk Jeremiqin. Populli serb e mban mirë në mend se Sllobodan Millosheviq dhe ministri i atëhershëm në Qeveri, Aleksandar Vuçiq tërhoqën ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova dhe ia dorëzuan atë shqiptarëve dhe jo Vuk Jeremiq.Vuçiq tash prapë është në krye të Qeverisë së Serbisë me detyrën që të çojë në fund dorëzimin e Kosovës të filluar më 1999”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të ekipit të Vuk Jeremiqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç thuhet në kumtesë, “opinioni ynë (bëhet fjalë për opinionin serb – sqarim ynë) ka mundësinë t’i shohë përmes WikiLeaks-it telegramet mbi bisedimet e Nebojsha Srtefanoviqit me përfaqësuesit e CIA-s amerikane nga nëntori i vitit 2008, në të cilat ai premton se “Përparimtarët” (Partia Përparimtare Serbe- sqarim ynë) do të “zgjidhin çështjen e Kosovës gjatë pesë vjetëve të ardhshme”, raporton “Danas”, transmeton Koha.net.
“Deri sa Vuk Jeremiq kujdesej për Kosovën, ajo nuk ishte anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare, ndërsa Serbia asokohe mori statusin e kandidatit për BE. Kosova sot është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, FIFA-s, UEFA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare pikërisht në saje të politikës së SNS-së, dhe se për këtë arsye së shpejti në Beograd do të jemi të detyruar të dëgjojmë himnin e, siç thuhet në kumtesë, të të ashtuquajturës Republika e Kosovës”, përfundon kumtesa e shtabit zgjedhor.