Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.
Për të martën e shkuar, më 17 tetor, ishte paraparë fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ishte paraparë po ashtu që gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti serb të bënin betimin para Presidentit, por ata nuk erdhën përkundër pritjes së gjatë që iu bë.
Lexoni edhe: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk u paraqitën për betim te Presidenti