Rivalët në garën për president të Serbisë kanë ashpërsuar gjuhën midis tyre dhe si gjithmonë Kosovën e përdorin si fushëbetejë për të dëshmuar se kush është patrioti, e kush tradhtari.
Nënkryetari i Këshillit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe, Marko Gjuriq tha mbrëmë se Vuk Jeremiq po e konfirmon atë që e ka të qartë secili qytetar i Serbisë, se nuk është kandidat për president të Serbisë, por për copëtimin e shtetit. Kështu raporton sot “Danas”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani po shihet sheshazi se i vetmi qëllim i Jeremiqit është që deri më 2 prill të destabilizojë Serbinë, në mënyrë që ajo të jetë pre e lehtë e punëdhënësve të tij, ka thënë Gjuriq përmes një deklarate me shkrim. Sipas fjalëve të tij, serbët në Kosovë e Metohi tani Vuk Jeremiqin e quajnë zëshëm Vuk Brankoviq, ndërsa ai po bën gjithçka për ta arsyetuar këtë nofkë (Vuk Brankoviq është një personazh historik që konsiderohet se i tradhtoi serbët në Betejën e Kosovës më 1389, të cilën këta e humbën, megjithatë prej saj ata kanë ndërtuar mitin e pathyeshmërisë dhe të të drejtës së pronësisë mbi Kosovën – sqarim ynë)
“Populli ynë në Kosovë e Metohi nuk e ka harruar rolin e tij gjatë regjimit që hoqi Korpusin e Prishtinës, as gafën e tij të turpshme dhe katastrofike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova, e as marrëveshjet e dëmshme për shtetin dhe popullin serb të cilat ai dhe kolegët e tij nga Ministria e Jashtme i lidhën me Prishtinën”, citon “Danas” Gjuriqin, transmeton Koha.net.