Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeprokurori i Shtetit fton EULEX-in të hetojë “shpifjet” e Enver Hasanit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka paralajmëruar padi për shpifje për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Lumezi ka thënë se ka tërë dokumentacionin e nevojshëm dhe dëshmitarët që pohojnë të kundërtën e asaj çfarë ka deklaruar ish-rektori., shkruan sot Koha Ditore.

E Hasani ditën kur Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi atë me një vit burgim me kusht për mashtrim në detyrë denoncoi publikisht Lumezin duke thënë se nuk e ka të kryer provimin e jurisprudencës dhe se atë e ka të falsifikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto pretendime të Hasanit Lumezi i ka quajtur shpifje, gënjeshtra dhe të imagjinuara.

“Fillimisht vendosa ta injoroj një shpifje të tillë, të ulët. Por, megjithatë, vendosa ta bëj këtë reagim për hir të transparencës dhe opinionit. Dëshiroj me këtë rast të siguroj opinionin vendor dhe ndërkombëtar se kam kryer provimin e jurisprudencës në mënyrën më të rregullt të mundshme dhe për këtë posedoj gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Për këtë, pos dokumentacionit, ende janë gjallë edhe profesorët, tek të cilët kam dhënë provimet në fjalë, si dhe kandidatët të cilët sot ushtrojnë pozita në sistemin gjyqësor dhe në avokatinë e Kosovës”, ka shkruar ai në komunikatën që, në emër të tij, mediave ua ka përcjellë Prokuroria e Shtetit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.