Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EULEX-i kthen në rigjykim Enver Sekiraqën

Sot u lirua nga paraburgimi Enver Sekiraqa, i akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza.

KTV ka mësuar nga burime brenda Gjykatës së Apelit se një trup gjykues me përbërje shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, ka votuar dhe ka vendosur sot që rastin ndaj Enver Sekiraqës ta kthej në rigjykim duke e prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin Sekiraqa u dënua me 37 vjet burgim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast edhe ka marrë vendim që t'ia zëvendësoj masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak, ani pse Sekiraqa me vite të tëra u arratis nga drejtësia pikërisht për këtë rast.

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës obligon që për çdo dënim mbi 5 vjet, duhet që patjetër i pandehuri të mbahet në paraburgim, edhe nëse vendimi nuk është i plotfuqishëm.

LEXO EDHE: Enver Sekiraqa nga paraburgimi në arrest shtëpiak