Përveç që kishte udhëhequr me Universitetin e Prishtinës dhe Gjykatën Kushtetuese, Enver Hasani ligjëron lëndë për drejtësinë si profesor i rregullt në Fakultetin Juridik.
Pikërisht për shkakun se duke qenë profesor i drejtësisë bëri shkelje të tilla ligjore, po kërkohet përjashtimi i tij nga UP-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRron Gjinovci nga OJQ “Orca” paralajmëron se pavarësisht se a do të iniciojë Rektorati apo jo ndonjë procedurë të suspendimit, kjo organizatë do ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkaq, Rinor Qehaja thotë se ka edhe raste të tjera kur stafi akademik i UP-së është dënuar nga Gjykatat, ndërsa Rektorati nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Kështu, sipas tij, po dëmtohet edhe më shumë imazhi i universitetit.
Pavarësisht kësaj, Hasani thotë se mbi rregulloret e UP-së janë ligjet që në këtë rast janë në anën e tij. Ai thotë se do të ligjërojë aty deri kur vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, e dënoi me burg me kusht 1 vit ish-rektorin e UP-së, Enver Hasani, si dhe Albert Rakipin e Hakif Veliun me nga 6 muaj.