Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, gjatë një fjalimi për krizën katalanase, tha se vendet e BE-së mbështetën separatizmin në Evropë, kur ata u përkulën ndaj presionit të SHBA-së dhe mbështetën Kosovën të shkëputet nga Serbia.
“Sa i përket situatës me Katalonjën, kemi parë një dënim unanim të mbështetësve të pavarësisë nga BE-ja. Në lidhje me këtë, më duhet t’ju them se është dashur ta mendoni më herët”, ka thënë Putini, shkruan RT, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A nuk dinë ata për kontradiktat e shekullit të kësaj natyre në Evropë? Ata e dinin, apo jo? Por në atë kohë ata de facto e mirëpritën shpërbërjen e një numri shtetesh në Evropë, me shije të padiskutueshme"shtoi ai.
Tutje tha se “Mbështetja unanime e BE-së për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, ka qenë pikë kthese dhe tani Evropa po përballet me pasoja.
Putini përmendi edhe referendumin e Krimesë në vitin 2014, që çoi në ndarjen nga Ukraina dhe përfundimisht u bashkua me Rusinë, e këtë e konsideroi të papëlqyer nga shumë shtete.
Qeveria e Spanjës ka marrë vendim që të shtunën të përdorë nenin 155 të Kushtetutës, i cili ia mundëson suspendimin e autonomisë politike të Katalonjës.