Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MBPZHR dhe RrGGK diskutojnë masat buxhetore për bujqësi dhe zhvillim rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, tha sot se të gjitha programet që synojnë avancimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, do të jenë afirmative për statusin e barabartë të grave, me qëllim të mbështetjes dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në sektorin e bujqësisë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me përfaqësueset e shoqatës “Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës”, me të cilat ka diskutuar për angazhimin e grave në veprimtaritë bujqësore, si dhe për gjendjen sociale të grave në zonat rurale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rikalo theksoi se dyert e MBPZHR-së janë të hapura si për “Rrjetin i Grupit të Grave të Kosovës”, ashtu edhe për të gjitha shoqatat e grave që merren me bujqësi dhe se ministria do të vazhdojë t’i mbështesë dhe përfshijë ato në të gjitha fushat, në mënyrë që të përmirësojë pozitën shoqërore të grave në zonat rurale.

Drejtoresha ekzekutive e “Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës”, Igballe Rugova, ka prezantuar para ministrit raportin “Buxheti për bujqësi më të mirë dhe zhvillim rural“, me ç’rast tha se në pajtim me Ligjin për Barazinë Gjinore gratë duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë në të gjitha fazat e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit në politikën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ndryshe, MBPZHR-ja dhe “Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës” kanë bashkëpunuar ngushtë për zbatimin e analizës gjinore me qëllim të promovimit të barazisë gjinore nëpërmjet punës së ministrisë.