Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE vazhdon mbështetjen e zhvillimit të arsimit në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim Ambasadorin e OSBE-s në Kosovë Yan Brathu.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit, çështjet prioritare të politikave arsimore të MASHT dhe të OSBE-së , si dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë sektor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bytyqi e falënderoi Ambasadorin Brathu për mbështetjen konstante të OSBE-së në ndërtimin e një sistemi të ri, modern të arsimit në Kosovë, njëherësh shtoi se edhe më tutje MAShT do të jetë e hapur dhe e gatshëm për bashkëpunim. Ndërsa theksoi se do të angazhohet që arsimin ta ngrisë ndër prioritet e larta të Qeverisë.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen e mëtutjeshme të partnerëve ndërkombëtar me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe gjithë përfshirje në arsim , njëherësh do të kemi në konsideratë që të evitojmë edhe mangësitë që ka identifikuar OSBE gjatë këtyre viteve”, tha Bytyqi .

Ndërsa Ambasadori Brathu, theksoi se OSBE, do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të zhvillimit të arsimit në Kosovë me theks arsimimin e komuniteteve dhe çështje të tjera, duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe legjislacionin e Kosovës.

Ministri Bytyqi dhe Ambasadori Brathu, biseduan edhe për tekstet shkollore në gjuhën Boshnjake dhe Turke, akreditimin e programeve studimore në këto gjuhë dhe çështje tjera me interes.