Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj dënon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e dënon ndërhyrjen e Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen të dielën.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se, aktet e tilla bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

“Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Zyrtarë të lartë të Serbisë që nga kryetari i vendit e deri te ministrat, që nga fillimi i fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë ftuar qytetarët serbë në Kosovë që të votojnë për Listën Srpska, të cilën e konsiderojnë, siç thonë vetë, si mbrojtëse të vetme të interesave të Serbisë dhe të territorit të saj në Kosovë.

Të mërkurën në Leposaviq ka qëndruar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, pas një sulmi që është bërë kundër aktivistëve të partisë favorizuese serbe të Beogradit në zgjedhjet lokale në Kosovë.