Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.
Duke folur në Top Story, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se heshtja e Ilir Metës gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën e bën atë po aq përgjegjës sa Kryeministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo.
Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.
“Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së.
“Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”, vijoi Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?”, thotë ajo.