Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritur ambasadorin e OSBE-së Ian Braathu me të cilin biseduan për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e Kosovës.
“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani” – ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, Gashi e ka informuar ambasadorin për proceset e qeverisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
“Po besojmë që zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas reformave zgjedhore që duhet të bëhen. Me reformat zgjedhore do të rregullojmë dhe formën e votimit të diasporës e cila merr pjesë në numër më të vogël se 10% në procesin zgjedhor” – ka thënë Gashi.
Gjatë takimit u fol dhe për rolin e diasporës kosovare n ë tërheqjen e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.