Qeveria e Kosovës nuk është mjaftuar me shkarkimin e Murat Mehës nga Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, shkruan sot Koha Ditore.
Ekzekutivi tani dyshon se Meha nga një pozitë tjetër është duke zhvilluar “aktivitete paralele”, të cilat mund të bëhen pengesë në punën e komisionit të ri. Komisioni që tani udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, mes tjerash, duhet t’i verifikojë edhe gabimet e komisionit paraprak në shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të shmangur “dualizmat”, Qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që t’i paralizojë aktivitetet e veta. Por, kjo kërkesë nuk është përfillur nga Meha, i cili ka thënë se ky është shantazh ndaj tij dhe institucionit që drejton.
Meha ka përvojë të hidhur me kryeministrin aktual, Ramush Haradinaj. Sa ishte në opozitë legjislaturën e kaluar, gjatë raportimit të Mehës në Komisionin për punë të jashtme, Haradinaj ia kishte përplasur atij një hartë në fytyrë, dhe e kishte akuzuar për faljen e mijëra hektarëve Malit të Zi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.