Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Me Lista Srpska Serbia ka ndikim në territorin e saj”

“Ne e përkrahim Listën Srpska sepse me të Serbia ka ndikimin në territorin e saj”, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net

Ai ka shtuar se disa ambasada perëndimore kanë bërë presion të madh e ndikim me qëllim që të shpërbëjnë Listën Srpska dhe që ta zvogëlojnë ndikimin e saj në Prishtinë dhe me këtë edhe ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se këto ambasada këtë e bëjnë përmes disa serbëve e shqiptarëve, pasi, sipas tij, nuk dëshirojnë që serbët të kenë rol kryesor

Vuçiq, siç përcjell rtv, ka theksuar se "ato duan që serbët të jenë vetëm dekor në Qeverinë e Kosovës dhe po përpiqen që ta vështirësojnë e ta pamundësojnë pozicionin e saj në zgjedhjet lokale dhe në mjediset lokale".

"e duan këtë Për shkak se Lista Srpska gjithmonë ka qenë e lidhur me Serbinë më shumë se të tjerët. Ne e përkrahim Listën Srpska sepse me të Serbia ka ndikimin në territorin e saj”, ka thënë Vuçiq duke theksuar se “për fat të keq nuk kemi mundur t’i mbrojmë serbët nga serbët me aludim in për rrahjen që ka ndodhur dje ndërmjet serbëve në Leposaviq.