Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raportimi për dështimin e Marrëveshjes së Drejtësisë pritet të mërkurën

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, pritet që të mërkurën e ardhshme të raportojë para Komisionit për Legjislacion rreth dështimit të implementimit të marrëveshjes për drejtësinë, raporton KTV.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se ajo marrëveshje është kundër-kushtetuese dhe nuk e integron sistemin e drejtësisë në veri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, pikërisht këta njerëz që sot e kritikojnë Beogradin, në kohën kur ishte arritur kjo marrëveshje e quanin të mirë për Kosovën.

Ndërkohë, Jeta Krasniqi nga KDI-ja, thotë se po dështon një marrëveshje për të cilën u bisedua që në nivelin teknik të këtij dialogu, e deri te niveli i kryeministrave, e tash së fundi në nivelin e presidentëve.

Ajo kërkon nga institucionet transparencë për këtë marrëveshje dhe cili do të jetë plani i veprimit.