Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca gjyqësore ndaj ministrit Lluka shtyhet për në dhjetor

Ka nisur shqyrtimi kryesor për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai akuzohet për konflikt interesi nga Prokuroria në kohën sa drejtonte Agjencinë për Promovim të Investimeve, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës, Lluka kishte filluar procedurat për dhënien e 20 mijë eurove si formë subvencioni për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, në të cilën kishte qenë themelues.

Por, bazuar në këtë vendim të ish-ministres Mimoza Kusari Lila, Ministria e Tregtisë e kishte themeluar këtë OJQ, duke e caktuar Llukën në këtë pozitë.

Kjo ishte bërë për të krijuar inkubatorin e biznesit në Gjakovë, e që Zyra ligjore e MTI-së kishte rekomanduar që këta inkubatorë të kenë status të OJQ-ve.

E akuzuar në këtë rast është edhe ish-sekretarja e MTI-së, Eliana Naka, e cila për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka munguar në seancë.

Artan Qerkini, avokat i Valdrin Llukës, për këtë ka bërë kërkesë që të veçohet procedura ndaj klientit të tij, në mënyrë që të mund të vazhdohet tutje.

Por, kjo nuk është pranuar nga Prokuroria dhe Gjykata e ka shtyrë seancën për muajin dhjetor.

Mbrojtja vazhdon të insistojë se Prokuroria nuk ka pasur bazë kur ka ngritur këtë aktakuzë dhe e ka bërë vetëm për statistika. Valdrin Lluka është një nga ministrat nga radhët e AKR-së. Në Qeverinë e Haradinajt edhe ministra të tjerë janë të akuzuar për vepra penale në të kaluarën e tyre.