Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasani dhe dy të dënuarit tjerë do i paguajnë mbi 70 mijë euro dëme UP-së

Në aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani me 1 vjet burgim me kusht, si dhe Albert Rakipi e Haki Veliu me nga 6 muaj burgim efektiv.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se tre të dënuarit obligohen që Universitetit të Prishtinës t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumë prej 70.131,27 €, në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të akuzuarve H.V dhe A.R, dënimi me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë në afatin prej 60 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.