Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott. Sipas njoftimit nga ky takim, përveç interesimit për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik, ata kanë biseduar edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë, transmeton Koha.net.
Sipas komunikatës për media, ata kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës si dhe për implementimin e marrëveshjeve më herët të arritura midis tyre, përfshirë Marrëveshjen për Drejtësi dhe Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTheksohet se ambasadori amerikan Scott ka thënë se SHBA përshëndesin thirrjen e Vuçiqit për dialog të brendshëm mbi Kosovën.